Sfidat e jetës dhe krenaria e qëndresës heroike

0%

Si e njoha poeten tropojanë, Bujana Malaj Krijuesen tropojanë, z. Bujana Malaj, e njoha për herë të parë në takimet poetike të Alpeve në Valbonë, maj 2026.

Gjatë gjithë asaj ceremonie poetike të shkëlqyer, nuk e dija se Bujana ishte e bija Avdi Rexhës nga Bujani i Malësisë së Gjakovës,një mik me të cilin kisha ndejur disa herë në biznesin e tij hotelier, me te cilin kishim bërë shumë e shumë biseda tejet miqësore.

E vlerësoja si një përsonalitet të shquar të Malësisë së Gjakovës, njeri autoritar për bamirësitë shumë vjeçare në pajtimin e gjaqeve në Malësi të Gjakovës dhe më tej. Një miku jonë ( i të dyve), duke vërejtur se ne nuk njihemi me njëri tjetrin, ndërhyri dhe i tregoi Bujanës së unë isha një mik i mirë i babait të saj të ndjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pastaj zgjatem duart e njohjes dhe vazhduam miqësinë e sinqertë me këtë poete e humaniste me traditë familjare. Në ndarje më dhurojë disa libra me poezi, monografi e ndër të tjera librin për të cilin po shkruaj tani, ”Historia ime”.

Ky libër me mbi 545 faqe është i trajtuar si monografi, ndërsa realiti i shkrimit flet për një roman biografik të kompletuar për mrekulli, me të gjitha elemntet letrare, një dhuratë e këndshme, të cilin e lexova gjatë pushimeve në bjeshkë të Rugovës. Gjitha ato ditë qëndrimi në Bogë të Rugovës këtë liber e kisha si një mik dite përmes të cilit analizoja kohët e ikura.

Në kronologjinë e jetës personale që nga mosha e saj e hershme, autorja, Bujana Malaj,vendos ngjarje interesante të jetës. Jeta vështirësohet posaçërisht kur njeriu hasë në rezistencë pushtetesh në fillimin e një jete plot entuziazëm,me ellan pune për të arritur qëllimet më të mira në karierën jetësore.

Autorja e librit “Historia ime por jo fundi im” rrëfen pengesat fillestare në hapat e parë të shkollimit në qytetin e lindjes në Bajram Curri të Malësisë së Gjakovës. Pas mbarimit të shkollës fillore asaj nuk ia lejojnë vijimin shkollor për shkak të “biografisë së keqe”, kishte xhaxhain në burg, për “një fjalë goje”….

Kjo sfidë në moshë të re kalohet me durimin dhe guximin e paparë të saj duke trokitur në zyra të pushtetarëve të kohës moniste,me këmbëngulje për shkollim të mesëm e jo vetëm. Përkundër gjitha përpjekjeve dhe rreziqeve përsonale e familjare ,si një familje me “dogmë pushteti” arrin të regjistrohet dhe të mbarojë shkollimin e mesëm në drejtimin e bujqësisë ,përkundër dëshirës së saj.

Fatet e jetës, vajzën e re tropojane, e hedhin në rrathë tjerë vuatjesh në Dibrën e largt,ku njoftohet dhe martohet me një djalosh që e kishte pëlqyer dëshira e saj,por me pëlqimin e familjës. Shpirti i saj rinor nuk gjen as atje qetësinë e dëshiruar, në atë krahinë vendore të largët e me tradita ndryshe dhe me dialekt në të folur ndryshe nga vendlindja.

Me shkathësinë e saj e kalon lehtë edhe këtë ”pengesë”, ndërsa fillon jetën normale në familjen e re dibrane. Ishte një kohë e pa kohë në Shqipëri. Vitet e “tranzicionit” në vitet 90-ta filluar të çmenden në anarkinë e paparë,dhe ato çmenduri njerëzore, filluan të merrnin jetë njerëzish të pafajshëm.

Grupe të armatosura të atyre viteve morën “pushtetin” në duar të pakontrolluara dhe jeta u step në acarin e politikës ditore. Në këto rrëmuja të jetës,tropojanja e re ,në familjen dibrane, përjetoi edhe vdekjen e tre antarëve të familjë,me çrast përjetuan goditje të rëndë. I vdes kunati,pastaj vajza,lindja e pare në jetë, e mëpastaj edhe vjehërra,të cilen e donte si nënën.

Kjo gjendje e rëndë i detyroi bashkëshortët e rinj që të shpërgulen në Peshkopi dhe të fillojnë punën nga e para,duke punuar ditë e natë, pa pushim në një biznes të vogël, por me rezulltate jete të dukshme.

Në vazhdim të librit të saj monografik, siç e quan autorja, vuatjet jetësore ishin bërë pjesë e përditshmërisë ku kërkohej një maturi, mençuri dhe durim i papërshkruar për t’u përballur me gjithë atë rrëmujë të madhe në tokën shqiptare.

Por e lindur dhe rritur në një familje të madhe tropojane, e edukuar nga prindër të veçuar në Tropojë, rrethuar me alpet e bukura e mrekulli të tjera, Bujana sfidonte vështirësitë jetësore me guximin e kalitur në rrethana jete. Çdo tejkalim i vështirë më bënte krenare-shkruan Bujana.

Shembujt që rrëfen autorja në librin e saj “Historia ime”, janë tejet prekës sa që të preukupojnë ndjesitë e brendshme njerëzore. Kur një person që i lexon ato vuajtje dhe nuk i ndien si dhimbje të tij, posaçërisht kur është fjala për një grua tropojane apo e cilësdo krahine të vendit tonë, mendoj se i mungojnë ndjesitë e karakterit njerëzor.

Rasti kur Bujana kthehej nga Tirana me bashkëshortin në një furgon, në mes maleve të Peshkopisë i dalin në pritë bandat plaçkitëse të armatosura dhe fillojnë t’i torturojnë me qëllim të plaçkitjës së çdo gjëje që kishin me vete. Trimnesha tropojane,në këtë rast të vështirë, nxjerr revolverin dhe hap zjarr ndaj plaçkitësve të armatosur,dhe kështu,shpëton veten dhe bashkëshortin e saj.

Në këtë duel të shkëmbimit të zjarrit plagoset edhe autorja e librit “Historia ime” të cilës iu dasht kohë e gjatë të shërohej në spitalet e Tiranës nga plaga e rëndë në këmbën e majtë. Në këso rrethanash Bujana Malaj i dukej se jeta ishte e pashpresë në Shqipërinë ku sundonin bandat diten e natën. Nuk vërente perspektive për fëmijët e saj.

Pas shërimit mendonte ikjen nga ai vend i pashpresë ,përkundër dashurisë atdhetare që e kishte të mbjellur në shpirtë si edukatë dhe karakter personal. Arratisja dhe sfidat e jashtzanonshme me anije e skafe nëpër Adriatik drejt Italisë.“kur zogu lind në kafaz,fluturimi si duket ndryshe,veçse një sëmundje e rëndë”,shkruan autorja në librin e saj.

Nuk kishte më shpresë për jetë të mirë në Shqipëri për fëmijët e mi,thotë Bujana kur mer vendimin definitiv për ikje nga atdheu i dashur, pa dëshirën e saj. Kështu,së bashku me tre fëmijë dhe një familje kosovare, me shpenzimet e saj,përmes lidhjeve mashtruese, për dy javë udhëtojnë Tiranë-Durrës për të shkuar në Itali me anije.

Me një pagesë shtesë,udhëton për në Bari,por nga aty e kthejnë në Vlorë, kinëse pa dokumente… Te lodhur e të cfilitur,të shpenzuar e të mashtruar nga bandat, kthen ne Vlorë te një mik i babait të saj,i cili i bën një zgjithje me skaf pas pak ditësh.

Një natë pa hënë,dy familje,ajo kosovare e tropojane,gjenden përballë valëve të Adriatikut me një shpejtësi marramëndëse të skafistit,dhe për pak orë, mbërrijnë përmes grykës së Torantos në brigjet e Italisë, para mengjesit, të dërmuar nga lodhja e frika nga valët e pamëshirshme. Kalimin e detit me skaf e kishin përjetuar të gjithë si një rrugë mes vdekjës e jetës.

Pastaj policia italiane i strehon në një strehimore,i ushqen duke i trajtuar të përkohshëm e ardhacakë nga lufta në Kosovë. (Kështu ishin paraqitur ne deklarimet e tyre). “Gjithmonë jam mësuar që të mësoj humbjen; pastaj fitoren.

Duhet të mësosh të sfidosh,sepse të gëzosh të mëson vetë gëzimi”- shkruan Bojana Malaj.Padyshim se kjo thënje sfiduese jetësore rrjedh nga një përplasje tejet e gjatë dhe e rëndë ,nga përvoja jetësore me shumë hidhërime.

Kalimi nëpër një mori kufijsh, Itali, Austri, Gjermani ,Francë,Belgjikë e deri në Angli,me sfida disa muajshe,me fëmijë të mitur,me familjen kosovare “nëpër këmbë” me shpenzime të saj,përballja me grupe kriminelësh e mashtues shqiptarë kudo Evropës hileqare, e bëjnë njeriun të “dorëzohet” nga lodhja e mospërvoja në duar të padëshiruara.

Por, Bujana Malaj, si një heroinë e kohëve të vështira, i kalon të gjitha pengesat duke ngelur prapa saja përvoja e një heroine me shembuj tipik të qëndresës burrërore. Gjithë kuptimësitë dhe vuajtjet e saja bukur i ka përmbledhur në thënien krye këtij nëntitulli,si një filozofi e jetës.

Është mjaft prekëse rasti kur ndahet nga familja kosovare në Francë, (pas disa ditë qëndrimi) ,dhe ikja për në Belgjike e pastaj në Britani të Madhe. Me një mençuri e shkathësi të rrallë ikën nga mashtruesit e grupeve shqiptare,të cilët tentonin ta fusnin në rrjetin e grupeve qe tregtonin me qenje njerëzore në ato rrethana rrëmuje të shqiparëve në Kosovë e Shqipëri.

Sa njerëz të pa shpirtë ka mes popullit tonë! Por, Bujanen e mençur nuk mund ta mashtrojnë asesi. Ajo mer fëmijët dhe paguan “tregtarët” vendas që të kaloi kufirin për në Angli. Ashtu edhe veproi përkundër vështirësive e ecjes nëpër male të panjohura,arrin qëllimin dhe kalon në Anglinë e shumëpritur për të kaluar jetën si azilante e pastaj disa vite më vonë,si banore me të drejta vendore.

Edhe në Angli,çuditërisht,disa kohë e iritonin,ashtu që tentuan që t’ia djegin edhe banesën. Ishte ky njê veprim racist i banorëve vendas. Përshkrimet në librin “Historia ime” i përngjajnë romaneve me tematika të ngjashme të shkrimtarëve të mëdhenjë botërorë,ku dhimbja,tragjizmi,skamja,vuajtja etja gërshetohen dhe prekin deri në thellësi shpirti.

I tillë është edhe ky roman i Bujana Malaj nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës. Krijuesit që me talentin e tyre mund të arrijnë të qëndisin në art kërkimin historik, ku cilësia personale reflekton aspekte historike e publicistike,si ligjërim, atëherë në këtë aspekt dhuron një kontribut me shumë rëndësi shoqërore e shkencore letrare.

Pa hezitim i tillë është romani “Historia ime” e autores Buna Malaj. Përmbajtja romanore, trajtesat dhe sfidat e filozofisë jetësore, fatkeqësitë dhe ngjarjet tjera jetësore që ndërthuren me ndjenjë të thellë shpirtërore,e bëjnë romanin të qëndrueshëm ndër vite.

Pos peripecive personale të një ekzodi epik,autorja e librit “Historia ime”,përjeton edhe shumë dhimbje familjare,me ç’rast,i vdesin tre vëllëzër,nëna dhe babai ,gjersa autorja ishte si azilante në Angli. Kush do ishte ai i cili nuk do e ndiente thellë gjithë këtë humbje,këtë dhimbje që mos të them tragjedi familjare?!

Këtë e ka përjetuar poetja e shkrimtarja Bujana Malaj, Por,megjithatë,gjithë kjo peshë dhimbje te autorja nxjerr nga thellësitë mllefin poetik,e cila,me vargje përkushtuese reflekton si poete me dhimbje e lot familjarë.

Në mbarim të çdo sfide patjetër se vjen edhe triumfi i merituar Përkunder të gjitha atyre sfidave shumëvjeçare,siç thotë autorja trupi im ishte i mbushur plot sfida e sakrifica,plumb e aksidente,rrahje deri në abuzim,fatkeqësi të mëdha,rrëzime e ngritje,zymtësi me brenga edhe familjare,por e fortë dhe e qëndrueshme si shkëmbi në furtunë.Këto thënie janë pasuri e mendjes së ndritur të poetes Bujana Malaj,e cila me dinjitet të nivelit të lartë,na mëson të qëndrojmë vertikalisht ndaj vështirësive të jetës.

Romani “Historia ime” përfshin jeten 65 vjeçare të autores e cila,në fund të të gjitha vuajtjeve,rreshket në diellin e shumëpritur të lirisë së merituar. Ajo iu gëzohet shumë disa enteve shtetërore të cilat përkujtojnë babain e saj si një hero i pajtimit të gjaqeve në mabarë vendin,ku ngritën edhe përmendore në vende historike të Shqipërisë.

Bujana Malaj,poetja e shkrimtarja tropojane,duke vazhduar vepren humaniste të babait, Avdi Rexha, arrin të jetë pjesë e disa organizatave bamirëse në Shqipëri, duke ndihmuar varfanjakët gjithandej Shqipërisê dhe duke pajtuar familje me ngatërresa.

Për punën e saj shumëvjeçare, Agjencia Investigative “Stop krimit”, zyra e së cilës ndodhet në Bruksel, Bujanës i jep titullin e lartë “Ambasadore e Përhershme e Paqes Botërore”. Njëherit,edhe një Agjenci nga Austria,për veeprimtarinë e saj humaniste i jep titullin “Kalorëse e Paqes Botërore”.

Bujana Malaj,për punën e saj disavjeçare ka marrë edhe shumë tituj e mirënjohje tjera të cilat pas shumë e shumë sfidave jetësore,ia ngjisin krenarinë në lartësinë e merituar.

Libri romanor “Historia ime por jo e fundit” nga autorja Bujana Malaj,është një libër me peshë të veçantë të një jete tejet sfiduese ku triumfon durimi,qëndresa,karakteri,edukata dhe çdo veprim tjetrër për të tejkaluar një të keqe,qoftë personale apo shoqërore kolektive. Preferoj si të arsyeshëm leximin e këtij libri dhe si pasurim i bibliotekave tona shtëpijake ,shkollore e universitare.

Burimi: Bota Sot