Skuadra e Barcelonës ka mbyllur përgatitjet para startit zyrtar të sezonit të ri në Spanjë me një miqësore të luajtur përballë Bazelit. Ekipi katalanas, ashtu siç pritej, ka dominuar përballë zviceranëve, por me disa protagonistë të rinj. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, pasi golit të Adejemit iu përgjigj Dukure nga radhët e skuadrës zvicerane.
Në pjesën e dytë ishte 18-vjeçari Abdelkarim ai i cili ktheu në avantazh katalanasit pak minuta pasi kishte hyrë në fushë. Më pas Jamal thelloi diferencën me penallti, para se Olaigbe po me penallti të shënonte golin e 3:2. Por në minutat e fundit, protagonisti i ndeshjes u bë sulmuesi 18-vjeçar belg, Xhese Bisivu, i cili është transferuar gjatë verës nga akademia e Klub Bryzh.
Ai shënoi dy gola në minutat 89 dhe 91, duke vulosur fitoren 5:2 të katalanasve në këtë ndeshje.
