Një plagosje me thikë është shënuar pasditen e së dielës në Portin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave. Mësohet se personat e përfshirë në sherr janë dy shitës biletash anijesh turistike. Edmond Gorishova ka plagosur me thikë Dhimo Thominin, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende, ndërkohë që autori është vënë në pranga. Nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga policia.
