Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

0%

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me stafin mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e tij pas raportimit për incidentin. Sipas policisë, viktima është një mashkull, shtetas i Kosovës, ndërsa nuk dihet shkaqet e vdekjes së tij.

Po ashtu, ende nuk dihet se cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e personit. Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot