Shkak Barcelona? Mësohet arsyeja pse Rodri mungon kundër Arsenalit

0%

Rodri nuk ka udhëtuar me skuadrën e Manchester Cityt për ndeshjen e “Community Shield” ndaj Arsenalit, shkaku i negociatave me Barcelonën. Mungesa e mesfushorit spanjoll vjen në një moment kur Manchester City dhe Barcelona po vazhdojnë negociatat për një transferim të mundshëm të tij.

Bisedimet mes dy klubeve janë ende duke u zhvilluar, teksa palët po punojnë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Rodri është lidhur fuqishëm me një transferim te Barcelona gjatë gjithë kësaj vere dhe raportohet se ia ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit katalanas.

Vendimi i tij për të mos udhëtuar me skuadrën për “Community Shield” konfirmon spekulimet rreth të ardhmes së tij, ndonëse deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare mes Manchester Cityt dhe Barcelonës. Man City po vazhdon të kërkojë 80 milionë euro për Rodrin, ndërsa kanë refuzuar deri më tani dy oferta nga skuadra spanjolle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Barcelona megjithatë ende s’është dorëzuar dhe pritet të dorëzojë ofertën e tretë gjatë ditëve në vijim./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi