Villarreali ka marrë masa për të blinduar sulmuesin gjeorgjian Georges Mikautadze . Klauzola e lirimit të 25-vjeçarit do të rritet nga 60 në 75 milionë euro gjatë 10 ditëve të fundit të merkatos së transferimeve, me synimin për të shmangur interesimin dhe ofertat e mundshme nga klubet e tjera. Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për Mikautadzen.
Villarreali duket i vendosur të mbajë në skuadër sulmuesin gjeorgjian, të paktën deri në përfundimin e merkatos.
