Kapiteni i Milanit thyen heshtjen

0%

I vënë në shënjestër të tifozëve për vendimin për të zgjatur pushimet, Majk Menja do të rikthehet vetëm të dielën, më 16 gusht, vetëm një javë para debutimit të Milanit ndaj Torinos. Portieri francez ka vendosur t’u përgjigjet kritikave përmes një postimi në Instagram. Menja ka thyer heshtjen duke publikuar disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet duke u relaksuar.

“Nuk ka rëndësi se çfarë bën në jetë, njerëzit do të kenë gjithmonë diçka për të kritikuar. Bëj atë që mendon se është e drejtë dhe vazhdo rrugën tënde. Nuk mund të kontrollosh fjalët e të tjerëve, por mund të kontrollosh zgjedhjet e tua”, shkruhet ai. Menja ka qenë gjithashtu në qendër të diskutimeve pas mungesës së tij, si kapiten i Milanit, në ceremoninë mortore të Franko Barezit.

Në fund të korrikut, portieri kishte fshirë gjithashtu postimet nga profili i tij në Instagram, përfshirë edhe ato që lidhen me Milanin. Tani, me rikthimin në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur një përgjigje të tërthortë dhe enigmatike, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të ndikohet nga kritikat dhe se preferon të kontrollojë vendimet e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot