Sipas raportimeve në media, Bajerni është pranë rinovimit të kontratës së sulmuesit Herri Kejn përtej vitit 2027. Të dyja palët janë të interesuara për të finalizuar negociatat për një marrëveshje të re. Për të siguruar që anglezi të qëndroj në Mynih, bavarezët duket se kanë bërë një përjashtim për të.
Fakti që kapitenit të Anglisë po i ofrohet një kontratë shumëvjeçare është një rast mjaft i rrallë ka zbuluar gazetari i Bild. “Kejn është padyshim në një moshë ku Bajerni nuk mund të angazhohet për një kontratë pesëvjeçare.
Normalisht, lojtarëve në moshën e anglezit u ofrohet vetëm një kontratë njëvjeçare, por ky rast është një përjashtim.” Bajerni e transferoi Kejnin nga Totenhemi në verën e vitit 2023 për një shumë të raportuar prej rreth 95 milionë eurosh.
