Reali dëshiron holandezin

0%

Real Madridi po ndjek mesfushorin e AZ Alkmaar, Kees Smit. Sipas AS, Jose Mourinho dëshiron lojtarë me profil të ngjashëm me Bernardo Silvën, ndërsa vëmendjen e tij e ka tërhequr aftësia e Smit për të luajtur në disa pozicione të ndryshme. Ylli holandez mund të kushtojë rreth 60 milionë euro, ndërsa transferimi i tij potencialisht mund të vendosë një rekord të ri për futbollin holandez.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret drejt një transferimi të mundshëm.

Burimi: Bota Sot