Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite. Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
Telegrafi
