Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Haziraj për tentim-vrasje në

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje . Rasti dyshohet se ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës , në fshatin Orroberd të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe të dëmtuarit D.H.

Sipas Prokurorisë, pas një përleshjeje fizike, Haziraj dyshohet se ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të D.H., duke e goditur në kofshën e majtë. I dëmtuari ka pësuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën, ndërsa i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria thotë se gjatë hetimeve është ngritur dyshimi se Vezir Haziraj ka poseduar në mënyrë të paautorizuar armë, përfshirë pushkën e gjuetisë së modifikuar dhe një revole, pa lejet përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, më 8 gusht, rreth orës , i dyshuari dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë, duke i kanosur me përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese. Prokuroria Themelore në Pejë ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe kërkesën ia ka dorëzuar Gjykatës kompetente për vendim.

Burimi: Kallxo