Stouns: Duam të shkruajmë faqe të reja historie

0%

Xhon Stouns nuk e nisi titullar miqësoren kundër Real Betis dhe trajneri Kristian Kivu e aktivizoi në fushë në minutën 75′. Vetëm shtatë minuta më pas, ai çoi sferën në rrjetë pas një goditjeje këndi, duke shënuar golin që i dhuroi Interit fitoren. Në fund të ndeshjes, Stouns foli ekskluzivisht për Inter TV , duke rrëfyer të gjitha emocionet e tij.

“Jam vërtet shumë i lumtur, është një kënaqësi për mua që shënova këtë gol, veçanërisht sepse nuk më ndodh shpesh. Të vesh fanellën e zikaltërve dhe të shënoj këtë gol është e veçantë, jam shumë i emocionuar për atë që do të vijë. Performanca e ekipit ishte shumë pozitive, të gjithë punuan jashtëzakonisht shumë dhe jam i lumtur që arrita t’u jap një fitore të merituar.

Kjo është një fanellë e bukur, një nga më të bukurat në historinë e futbollit, mund ta ndjesh madhështinë e këtij klubi kudo në Qendrën Stërvitore. Kam parë trofetë, ky është një ekip i veçantë dhe jam krenar që jam pjesë e saj . Duam të shkruajmë faqe të reja në histori. Serie A është e vështirë, ka shumë ekipe të forta që luftojnë për vende në Ligën e Kampioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam i emocionuar për këtë sfidë dhe dua të përjetoj një stil të ri loje me të cilin nuk jam mësuar. Kam dalë nga zona ime e rehatisë, le të shohim çfarë ndodh. Akanzhi? Mendoj se ai është një person fantastik, i përulur dhe i sinqertë, njësoj si n ë fushë.

Ai është një lojtar i klasit botëror, isha me fat të ndaja dhomën e zhveshjes me të për tre vjet te Siti dhe tani ta kem përsëri këtu”, përfundoi anglezi.

Burimi: Bota Sot