Triumfi i Kombit/Sot, ose me politikën e korrupsionit, padrejtësisë e

0%

Shqiptarë për lirinë kombëtare, për shtetin etnik shqiptar dhe për demokracinë e prosperitetin kanë sakrifikuar breza të tërë.

Për lirinë, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sakrifikoi gjithë familjen e tij komandanti legjendar Adem Jashari që është sakrifica më e madhe në historinë botërore për liri kombëtare.Dhe sot për lirinë, demokracinë dhe për Triumfin e Kombit proteston sot rinia Patriotike në Shqipëri.

Në Shqipëri, SOT dita e 78-të që rinia patriotike mban protestat paqësore ,demokratike dhe patriotike më të mëdhatë të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot, si Shqipëria ashtu edhe Kosova ndodhen në udhëkryq prej politikës dhe prej politikanëve të saj , prej korrupsionit, hajnisë, tradhëtisë dhe të zullumqarëve të cilët sakrifikojnë gjithcka të Shqipërisë e të shqiptarëve për interesa personale, familjare,klanore e partizane.

Sot, kemi përballë njëra-tjetrës politikën e vjetër, atë të korrupsionit e të tradhëtisë përballë me Lëvizjen patriotike e kombëtare të protestave rinore dhe qytetare.

Shqiptarët kanë shansin e madh që ta ndëshkojnë politikën e vjeter, kanë shansin e madh që duke i mbështetur këto protesta shqiptarët të ndëgjegjsohen dhe të korigjojnë edhe gabimin e tyre, atë të votimit dhe të besimit të tejzgjatur që shqiptarët i besuan kësaj klase politike, kundër së cilës proteston rinia patriotike në Shqipëri, sepse këto parti politike dhe kjo klasë politike ka dalë po nga populli.

Populli merr atë se cfarë punon e meriton. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë politikë dhe këtë qeverisje, por që t’a largojnë atë duhet të veprojnë dhe ta kundërshtojnë politikën e vjetër; dhe fitoren shqiptarët e meritojnë kur kundërshtojnë dhe rezistojnë ahtu sic po bën rinia patriotike sot.Tani shqiptarët më në fund e kanë kuptuar se cfarë ishte komunizmi dhe neokomunizmi pas tij.

Mirëpo e keqja politike dhe tradhtia kombëtare nuk mposhten dhe nuk ndëshkohen aq lehtë, ajo është si sëmundja që hyn lehtë por sherhet me shumë vështirësi. Shqiptarë këto protesta po lartësojnë krenarinë kombëtare shqiptare, atë të rezistencës dhe qëndresës heroike kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të atdheut e të interesit kombëtar.

Këto protesta kanë kauzë kryesore Shqipërinë etnike; kundër politikës tradhëtare dhe të pazareve me trojet shqiptare sic bëri edhe politika në Kosovë që për interesa pushteti u fali trojet shqiptare Maqedonisë, Malit të Zi dhe që deshi edhe të coptojë Kosovën. Prandaj këto protesta janë në të mirë të të gjithë kombit.

Edhe shqiptarët e Kosovës duhet t’a përkrahin këtë Lëvizje të madhe patriotike mbarëkombëtare pa dallime krahinore, politike dhe fetare, kundër së cilës është politika e hajnisë, korrupsionit dhe e pazareve me trojet shqiptare.

Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës e mbështesin dhe e shohin me shpresë të madhe këtë Levizje gjithkombëtare në Shqipëri,pasi regjimi genocidist serb vazhdon atje, ku shqiptarëve të Kosovës Lindore po u imponohet një pastrim i heshtur etnik të trojeve shqiptare.Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndjehen të braktisur nga Kosova por sidomos nga Shqipëria, pasi politika në Shqipëri nuk po e ndal por po krijon kushte që edhe shqiptarët të vazhdojnë eksodin dhe që Shqipëria po boshatiset e braktiset nga shqiptarët.

Në Kosovë në vënd që të ketë një angazhim apo lëvizje për unitetin kombëtar, për mbrojtjen e territorit të saj , për anulimin e Marrëveshjes që i dhanë Maqedonisë 4000 mijë hektarë troje shqiptare dhe Malit të Zi 8000 mijë, në vënd që të kundërshtojnë dhënien për Manastirin e Decanit të 22 hektarëve tokë, atje disa individë nxisin urrejtje, përcarje dhe zhurmojnë nëpër hapësirat mediatike kundër shqiptarëve të besimit musliman si dhe e bënë kryelajm goditjen me vezë të Kryeministrit të Kosovës.

Prandaj shoqëria e shëndoshë patriotike e Kosovës duhet të mbështesë protestat patriotike në Tiranë.

Burimi: Bota Sot