Të shtëna me armë në Pejë, Policia jep detaje për Sinjalin: Sulmohet

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët se një pjesë e një rruge në Pejë ishte rrethuar me shirita, ndërsa tash Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një incident me të shtëna me armë zjarri. Sipas Policisë, rasti është raportuar sot rreth orës në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, i cili ishte sulmuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë vënë në kërkim të tij. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com