Man Utd interesohet për Camavingan, Real Madridi i hap derën largimit

0%

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e Eduardo Camavingas nga Real Madridi, teksa e ardhmja e mesfushorit francez në Santiago Bernabéu mbetet e paqartë. Real Madridi raportohet se është i gatshëm të dëgjojë oferta për 23-vjeçarin, pas pakënaqësisë me paraqitjet e tij dhe rolit që pritet të ketë në skuadër.

José Mourinho nuk e sheh Camavingan si titullar të rregullt në formacionin e tij, ndërsa konkurrenca në mesfushë është e madhe me emra si Federico Valverde, Aurélien Tchouaméni dhe Bernardo Silva. Megjithatë, situata nuk është plotësisht e vendosur, pasi Camavinga ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij te Real Madridi.

Manchester United e ka ndjekur prej kohësh situatën e francezit dhe mund të rikthehet në aksion për ta transferuar atë. Edhe Manchester City ka shfaqur interesim për mesfushorin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve të mëparshme, Real Madridi mund ta vlerësojë Camavingan në një shifër prej rreth 40-60 milionë eurosh, megjithëse kërkesa përfundimtare mund të varet nga zhvillimet e ditëve të fundit të merkatos.

Burimi: Bota Sot