Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe

0%

Policia e Pogradecit ka arrestuar 44 vjeçarin Besnik Baçi,në kuadër të operacionit “Befasia”. Sipas bluve, në banesë, 44 vjeçarit iu gjet një automatik dhe fishekë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”. Si rezultat, u ushtrua kontroll në dy banesat që shtetasi B.

B. ka në lagjen nr. 3, Pogradec, dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, së bashku me municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. B., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot