Sonte luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë në sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Nga ora në Gjilan ,Drita do të nis mbrojtjen e titullit me përballje ndaj Llapit të Tahir Batatinës. “Intelektualët” që janë ende në garë për Ligën e Konferencës, do të synojnë ta nisin mbarë sezonin.
Në anën tjetër, llapjanët që patën një edicion për t’u harruar, këtë vit hyjnë me pretendime të larta. Dueli tjetër luhet në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora . Prishtina do t’i bëjë konak Ballkanit në përballjen më interesante të javës së parë.
