Ferran Torres vjen me ide të qarta te Paris Saint Germain, teksa sot u zyrtarizua si futbollisti më i ri i francezëve. Sulmuesi spanjoll firmosi një kontratë deri në vitin 2031, me ambiciet për të vazhduar të fitojë trofe të nivelit të lartë.
Pikërisht, çfarë i mungon “heroit” të Spanjës në Kupën e Botës është trofeu i Champions League dhe Torres beson se në “Parc de Princes” mund t’ia dalë t’ia arrijë këtij qëllimi, madje duke ironizuar edhe “të shkuarën”, pra Barcelonën. “Parisi janë klubi ideal ku mund të fitoj Champios League”, ka qenë ndër fjalët e para të spanjollit sapo “ateroi” në Francë.
Kujtojmë se për shërbimet e tij, kampionët në fuqi të Europës paguan në arkat e katalanasve 50 milionë euro.
