Publikohen çmimet e derivateve: Nafta deri në 1.76 euro për litër

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.76 euro për litër. Benzina do të mund të shitet deri në 1.50 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.62 euro për litër.

Këto janë çmimet maksimale që operatorët ekonomikë lejohen t’i aplikojnë gjatë periudhës së përcaktuar nga Ministria. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com