Albulena Haxhiu reagon pasi PDK-ja dhe AAK-ja refuzuan ftesën për

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi PDK-ja dhe AAK-ja refuzuan ftesën e saj për takim, të cilin e kishte iniciuar me qëllim të gjetjes së një konsensusi politik për tejkalimin e situatës në vend.

Haxhiu ka shprehur keqardhje për refuzimin e ftesës, duke e cilësuar atë si veprim të gabuar dhe mungesë të vullnetit për të tejkaluar, siç ka thënë ajo, “pozicionimet barrikaduese”. Ajo ka theksuar se pas tri proceseve të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta, dialogu politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, është i domosdoshëm.

Sipas Haxhiut, pa një marrëveshje për Presidentin, Kosova rrezikon të hyjë sërish në zgjedhje, të cilat, sipas saj, nuk do të sillnin një zgjidhje të re. Postim i plotë: Zgjedhjet e shkurtit 2025 kanë qenë zgjedhjet e fundit të rregullta pas një mandati të plotë qeverisës. Pas këtyre ishin ato të 28 dhjetorit të po atij viti, e më pas edhe ato të 7 qershorit të këtij viti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy këto palë zgjedhje ishin të panevojshme dhe të dëmshme, si për qytetarët ashtu edhe për buxhetin e Republikës. Mbi të gjitha të gjitha këto zgjedhje provuan rezultat të ngjashëm zgjedhor. Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara.

Nëse në dimër e pranverë të këtij viti kërkesa e ankesa ishte që të flitej paraprakisht para çdo konstituimi të institucioneve, pavarësisht rezultatit, tash është momenti, mundësia dhe domosdoshmëria për ta zbatuar këtë gjë. Të nisim jo nga ajo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e Presidentit.

Në këto rrethana ndonëse është hapi i tretë në aspektin formal, çështja e Presidentit, në rastin tonë, është hapi i parë nga duhet të nisemi. Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje.

Nisur nga këto fakte dhe nga përvoja e këtyre dy viteve, me vullnetin për të gjetur një konsensus politik, kam ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare. Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën.

Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë.

Qyetarët e vendit vazhdimisht janë duke folur qartë përmes zgjedhjeve, ndërkaq është detyrë e jona si përfaqësues të tyre e si udhëheqës partish e institucionesh politike ta zbatojmë atë në praktikë. Kosova ka nevojë për shumë punë. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion.

Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhje.

Burimi: Bota Sot