Gruaja përfundon vrapimin 100 milje në ‘treadmill’ në kohë rekord

0%

Një 44-vjeçare, influencuese e fitnesit, theu një rekord botëror Guinness duke vrapuar 100 milje në një ‘treadmill’ vrapimi në një kohë prej 12 orësh, 47 minutash dhe 10 sekondash. Ashley Paulson, një trajnere për aplikacionin e fitnesit iFIT, e theu rekordin e mëparshëm me një orë e gjysmë kur përfundoi vrapimin e saj më 18 prill në Boston, transmeton Telegrafi.

“Kam dashur ta provoj këtë rekord për disa vite. Jam një vrapuese e apasionuar dhe kam vrapuar shumë ultramaratona prej 100 miljesh ose më shumë,” tha Paulson për Guinness World Records. “Shumë prej tyre ishin më të shpejta në rrugë sesa rekordi i mëparshëm në ‘treadmill’. Pra, e dija që kisha aftësinë të vendosja rekordin.

Përveç kësaj, si një trajnere para kamerës për iFIT, thjesht kishte kuptim”, tha ajo. Rregullat i lejonin Paulson të bënte sa më shumë pushime që dëshironte, por ora do të vazhdonte të ecte në çdo kohë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi