Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht dje për të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Arben Demolli. Demolli, i lindur në vitin 1996, ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Sot, Sinjali ka kontaktuar QKUK-në për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar për Sinjalin se pacienti është në gjendje stabile. “Është trajtuar në Qendrën Emergjente një i plagosur me plagë skllopetare, i lindur në vitin 1996. Gjendja është stabile për momentin. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, ka thënë Syla për Sinjalin.
Sipas informacioneve që Sinjali kishte siguruar pas incidentit, Demolli ishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një Mercedes të zi. Në vendin e ngjarjes ishte gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
Ekskluzive | Të shtëna me armë në Prishtinë – një i plagosur, i dyshuari arratiset me Mercedes të zi Ekskluzive | Ky është personi që u plagos sonte me armë në Prishtinë – sulmuesi iku me Mercedes të zi Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
