Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person – dy të dyshuar

0%

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës , në rrugën “Sheshi i Arbrit” në lagjen Kolovicë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarës në fjalë. “VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. – . Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Burimi: Bota Sot