Dy të vdekur e 27 të lënduar nga aksidentet në 24 orët e fundit

0%

Kosova vazhdon të shënojë raste të vdekjeve e të lënduarve nga aksidentet në komunikacion. Sipas raportit policor, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, dy persona e kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Në njërin rast, ka humbur jetën një 29-vjeçare në Suharekë, ndërsa në rastin tjetër një këmbësor është goditur për vdekje në Mleqan të Malishevës.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, 27 persona kanë pësuar lëndime nga aksidentet në trafik. Ndërsa, me dëme matariale janë regjistruar 56 aksidente të tjera.

Burimi: Bota Sot