Deliu reagon ndaj deklaratës së Deharit: Seanca nuk mund të mos

0%

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari. Të shtunën (), Dehari përmes një deklarate publike, paralajmëroi rritje të tensioneve dhe rrezik për përplasje fizike në Kuvend nëse seanca vazhdon pa një marrëveshje politike.

Deliu e ka cilësuar këtë arsyetim si “skandaloz”, duke thënë se frika nga tensionet mes deputetëve nuk mund të jetë arsye për të mos mbajtur seancat e Kuvendit. “Seanca nuk thirret sepse ‘mund të ketë konflikt fizik’?!

Nëse frika nga tensioni mes deputetëve do të ishte arsye për të mos mbajtur seanca, atëherë Kuvendi i Kosovës s’do të duhej të ishte mbledhur asnjëherë në historinë e tij”- ka shkruar Deliu më . Sipas saj, Kuvendi nuk funksionon vetëm në rastet kur partitë politike pajtohen, por pikërisht përmes debatit dhe votimit për çështjet që i ndajnë ato.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kuvendi nuk funksionon vetëm kur partitë pajtohen. Përkundrazi, ekziston pikërisht sepse partitë nuk pajtohen: debatojnë, propozojnë dhe votojnë”- ka deklaruar ajo. Deliu ka kritikuar edhe mënyrën e drejtimit të seancave, duke thënë se askush që e drejton Kuvendin nuk mund ta zëvendësojë votën e deputetëve me kushtin që paraprakisht të arrihet marrëveshje mes partive.

Në fund, Deliu ka kërkuar që seanca të thirret dhe deputetëve t’u mundësohet ushtrimi i mandatit përmes votimit. Dehari, më herët më , ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive, me qëllim zhbllokimin e situatës institucionale.

Ai ka deklaruar se zhvillimet e tri ditëve më parë në Kuvend ishin pikërisht ato për të cilat kishte paralajmëruar dhe se çdo tentim për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike, sipas tij, rrit tensionin dhe rrezikun për përplasje fizike brenda sallës së Kuvendit.

Dehari ka mirëpritur edhe ftesat për takime të bëra nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. “Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”- kishte shkruar Dehari.

Ndaj deklaratës së tij ka reaguar edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i cili paralajmëroi rritje të tensioneve dhe rrezik për përplasje fizike në Kuvend nëse seanca vazhdon pa një marrëveshje politike. Ramadani ka kërkuar që ai të sqarojë se për çfarë skenari bëhet fjalë. “Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?

Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë. Pse? Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?”- ka shkruar Ramadani në rrjetet sociale më . Ai ka thënë se mund të ketë interpretime të ndryshme për arsyet e veprimeve të Vetëvendosjes, por ka kërkuar që Dehari të japë llogari për deklaratën e tij.

“Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari duhet të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë”- ka shkruar Ramadani.

Burimi: Kallxo