Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri sot në mesditë pritet të përfundojë numërimi i të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se shtatë kutitë e mbetura pritet të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, duke e çuar drejt përmbylljes një nga fazat kryesore të procesit zgjedhor pas ditës së votimit. LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja bie në 18 deputetë Paralelisht me numërimin e votave të diasporës, KQZ do të nisë edhe procesin e numërimit të votave me kusht, i cili është zhvilluar në 52 vendvotime me kusht në mbarë vendin. Në këtë kategori janë evidentuar gjithsej 8,751 votues. Po ashtu, do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta. Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora dhe fillimin e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën përmbyllëse.
Sot përfundon numërimi i votave me postë, nis i atyre me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta

Burimi:
Telegrafi