Milani i cakton një çmim të arsyeshëm Nkunkut – tri klube në garë të

0%

Milani raportohet se ka vendosur një çmim prej 35 milionë eurosh për Christopher Nkunkun, me interesimin kryesor që vjen nga Roma, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund. “Rossonerët” kanë dhënë një sinjal të qartë se francezi nuk bën më pjesë në planet e tyre për sezonin e ri.

Nkunku ishte një prej disa lojtarëve që jo vetëm munguan në skuadrën e Milanit për miqësoren ndaj Manchester Unitedit, por u lanë gjithashtu jashtë edhe nga stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit. Përveç Nkunkut, nga grupi i lojtarëve të veçuar janë lënë edhe Youssouf Fofana, Fikayo Tomori dhe David Odogu.

Sipas Sky Sport Italia , gazetarit Matteo Moretto dhe MilanNews, situatën e Nkunkut po e monitorojnë dy klube nga Gjermania: RB Leipzig dhe Borussia Dortmund. Ndërkohë, Roma e kishte tentuar transferimin e sulmuesit francez edhe në janar dhe është e gatshme të rikthehet në garë gjatë kësaj vere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nkunku do t’i mbushë 29 vjeç në nëntor dhe iu bashkua Milanit vetëm një vit më parë nga Chelsea, për 37 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse dhe një përqindje nga shitja e ardhshme.

Sipas Sky Sport Italia , Milani kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, megjithëse ekziston edhe mundësia që marrëveshja të realizohet fillimisht në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi