Deklaratat e Deharit për konflikt të mundshëm fizik në Kuvend,

0%

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike para vazhdimit të punës së Kuvendit, duke paralajmëruar se përpjekjet për vazhdimin e seancës pa marrëveshje mund të rrisin tensionet.

Dehari ka thënë se mirëpret ftesat për takime të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku për të gjetur zgjidhje për krizën institucionale.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar Dehari. Ai ka argumentuar se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje politike mund ta tensionojë situatën dhe të rrisë rrezikun e përplasjeve në Kuvend. Deklaratat e tij kanë nxitur reagime nga deputetë të partive opozitare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur “skandaloz” arsyetimin se seanca nuk po thirret për shkak të mundësisë së një konflikti fizik.

Ramadani: Ajo që tha Dehari janë paralajmërime ogurzeza të LVV-së Ajo i ka kërkuar Deharit ta thërrasë seancën dhe ta respektojë Rregulloren e Kuvendit, duke theksuar se Kuvendi ekziston pikërisht për të zhvilluar debate dhe për të votuar edhe kur partitë nuk pajtohen.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka vënë në pikëpyetje deklaratat e Deharit dhe paralajmërimet e tij për situatën në Kuvend. “Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?”, ka pyetur Ramadani, duke i cilësuar formulimet e tilla si “paralajmërime ogurzeza”.

Ramadani ka kritikuar gjithashtu bllokimin e punës së Kuvendit dhe paralajmërimet për konflikte fizike, duke thënë se Dehari “duhet të përgjigjet në prokurori” për deklaratën e tij. Kriza institucionale në Kosovë vazhdon të mbetet e bllokuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për mënyrën e vazhdimit të procesit të konstituimit të institucioneve./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi