Kryendeshja mes skuadrave të Kosovës në hendboll, mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Borcit të Ferizajt, u luajt në kuadër të javës së parë në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë. Mbi 1500 shikues ishin në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me datën 1 tetor të vitit 1989. Ferizajasit që kishin rënë nga Liga e Parë luanin kryendeshjen me Vëllaznimin.
Besim Qerimi kishte kaluar nga ferizajasit në Vëllaznim, ndërsa Verim Zherka luante për Borcin. Ferizajasit e fituan takimin në çastet e fundit me rezultat pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta me rregulla të reja të asaj kohe, ngase në kohën e rregullt ndeshja u mbyllë baras ().
Duke iu referuar shkrimit të gazetarit Blerim Vula në gazetën ”Rilindja” më 2 tetor të vitit 1989, Verim Zherka vulosi fitoren në sekondat e fundit. Vëllaznimi – Borci – () Vëllaznimi: Zhubi, Gjurgjeviq, Oerimi 10, Tomiq, Hoxha, Shehdadi, Nallbani, Gijevski 4, Berisha 8 (2), I. Nagavci Sh. Nagavci dhe Idrizi 4.
Borci: Handan, Selmanaj 3, Burkush 2, Ferati, Dauti Tomoviq 3 (1), Zherka 10 (2), Lipovica, Sabranoviq 7 (2), Budisha 3, Llakoviq dhe Peroviq.
