Dilemat për të ardhmen e Cristian Shpendit

0%

Cesena ka nisur kontaktet me Cristian Shpendin dhe agjentët e tij për të kuptuar më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit. Ai është golashënuesi kryesor i skuadrës bardhezi në 3 sezonet e fundit. Cristian Shpendi dëshiron të qëndrojë, ndërsa menaxherët e tij duket se preferojnë një transferim, sipas gazetës “Corriere Romagna”.

Për momentin nuk ka një ofertë konkrete, por sulmuesi 23-vjeçar ka qenë gjithmonë në vëmendjen e skuadrave të tjera, më së shumti në Itali. Nëse Shpendi do të largohet, Cesena kërkon një ofertë prej të paktën 3.5 milionë eurosh.

Në rast se sulmuesi qëndron, palët duhet të punojnë për rinovimin e kontratës, aktualisht të vlefshme deri në vitin 2029, me synimin për ta zgjatur deri në vitin 2030 ose 2031. Cristian Shpendi është pjesë e Kombëtares prej vitit të kaluar, ndërsa është aktivizuar në 3 ndeshje, të gjitha miqësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot