Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës të kësaj të shtune në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një tjetër person. Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar është afruar pranë viktimës së mundshme dhe ka nxjerrë një armë zjarri, duke ia drejtuar në drejtim të tij.
Nuk ka pasur të shtëna, por ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në ambientet e lokalit, të cilët kanë njoftuar policinë. Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me rastin.
