Bridget Fonda filmohet më shumë se dy dekada pasi u tërhoq nga

0%

Ish-aktorja amerikane Bridget Fonda u fotografua duke shkuar për drekë në Los Angeles, në një nga paraqitjet e saj të rralla publike pas një tërheqjeje dhjetëvjeçare nga Hollywood-i. Paparacët e kanë fotografuar atë teksa dilte nga një restorant me asistenten e saj. Fonda është shfaqur rrallë në publik që kur u largua nga Hollywood-i më shumë se dy dekada më parë.

Fotot e saj të reja kanë tërhequr vëmendjen e fansave. “Një zonjë që gëzon një jetë normale”, “Është kaq bukur të shohësh dikë nga Hollywood-i që nuk është i varur nga kirurgjia plastike”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Me kalimin e viteve, ajo është shfaqur në publik vetëm herë pas here, dhe ndër paraqitjet më të spikatura ishte ajo në maj të vitit 2025, kur u pa me bashkëshortin e saj Danny Elfman pas kthimit në Los Angeles pas një udhëtimi. Ishte hera e parë që ata u fotografuan së bashku pas 16 vitesh. Bridget Fonda dhe ish-lojtari i grupit Oingo Boingo u martuan në vitin 2003.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një vit më vonë ata njoftuan se prisnin një fëmijë dhe në fillim të vitit 2005 patën një djalë, Oliverin. Aktorja më pas u tërhoq nga sytë e publikut për t’u përqendruar në rritjen e djalit të saj. Në një intervistë në vitin 2023, Fonda tha se nuk do t’i rikthehej aktrimit sepse “është shumë mirë të jesh një qytetare e zakonshme”.

Burimi: Telegrafi