“40 minuta pritje tek Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin e automjeteve dhe kohën e pritjes në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave të publikuara, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta.

Pritje të konsiderueshme janë raportuar edhe në Muçibabë, ku koha e pritjes për dalje nga Kosova arrin deri në 30 minuta. Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet për dalje nga vendi janë deri në 20 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë deri në 10 minuta. Në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 15 minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com