Të shtëna me armë në një aheng në Podujevë – 59-vjeçari pranon se

0%

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së premtes gjatë një ahengu familjar në fshatin Bradash të Podujevës, ndërsa Policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe ka sekuestruar armën, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Bejtush Shabani 59-vjeçar .

Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës , kur Policia ka pranuar informatën se në një aheng në Bradash po kishte të shtëna me armë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është dhënë urdhër për kontroll.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Shabani ka pranuar se kishte shtënë me armë për shkak të një gëzimi familjar dhe më pas e ka dorëzuar vullnetarisht atë te zyrtarët policorë. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë me gaz “Zoraki 2918-T”, pesë fishekë, ndërsa janë gjetur edhe tri gëzhoja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, me pëlqimin e tij dhe të familjarëve, por aty nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshimtë. 59-vjeçari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa Shabani është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com