Kapet babai me “tendenca” të një serial killeri – ChatGPT alarmon

0%

Një 36-vjeçar në Brazil është arrestuar pasi dyshohet se kishte përgatitur një plan për vrasjen e djalit të tij 8-vjeçar, ndërsa detajet e rastit janë bërë publike pas ndërhyrjes së autoriteteve. Sipas raportimeve nga Brazili, burri kishte përdorur ChatGPT-në për më shumë se dy muaj, duke diskutuar me inteligjencën artificiale rreth planit për ta vrarë djalin e tij.

Bisedat kanë alarmuar sistemet e sigurisë të OpenAI-së, pas së cilës informacioni i është përcjellë FBI-së. Agjencia amerikane më pas ka njoftuar autoritetet braziliane, të cilat kanë nisur hetimet. Policia e ka arrestuar 36-vjeçarin më 19 qershor në São Gabriel da Palha, në shtetin Espírito Santo.

Sipas hetuesve, arrestimi ka ndodhur vetëm një ditë para datës kur dyshohet se ishte planifikuar kryerja e krimit. Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari jo vetëm që kishte diskutuar planin me ChatGPT, por dyshohet se kishte kërkuar edhe një person që do ta kryente vrasjen kundrejt pagesës. Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me alimentacionin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet dyshojnë se 36-vjeçari kishte synuar ta eliminonte djalin për të shmangur detyrimet financiare ndaj nënës së tij. Gjatë hetimeve janë mbledhur edhe prova të tjera që po analizohen nga policia, ndërsa rasti është cilësuar si veçanërisht serioz për shkak të moshës së viktimës së synuar. Pas arrestimit, i dyshuari i ka mohuar akuzat.

Hetimet në Brazil po vazhdojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe shkallën e përfshirjes së tij në planin e dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com