“Godet” zyrtari i VV-së: Në kohën e “patriotëve” nuk u arrestua asnjë

0%

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hedhur kritika ndaj qeverisjeve të kaluara lidhur me trajtimin e rasteve të dyshuara për spiunazh. Zogiani ka thënë se gjatë kohës kur, siç i quan ai, “patriotët” kanë qenë në pushtet, nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për spiunazh në interes të UDB-së.

“Sa me ia kujtue publikut: Në kohën e ktyne patriotave, asnjë spiun i UDB-së nuk qe arrestu”, ka shkruar Zogiani. Ai ka bërë një akuzë edhe më të rëndë, duke pretenduar se persona të dyshuar për lidhje me strukturat e UDB-së gjatë atyre qeverisjeve “punësoheshin në zyra të rëndësishme, deri në presidencë”. Sipas Zogianit, situata ka ndryshuar vetëm së fundmi.

“Tek tashti është hapur rruga për arrestimin e tyne ”, ka deklaruar ai. Zyrtari i Vetëvendosjes ka pretenduar gjithashtu se personat e vetëm të arrestuar për spiunazh gjatë periudhës kur ata kanë qenë në pushtet kanë qenë “të dyshuar si spiunë të një shteti perëndimor mik”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkrimi i plotë: Sa me ia kujtue publikut: Në kohën e ktyne patriotave, asnjë spiun i UDB-së nuk qe arrestu…në të vërtet në kohën e tyne ata punësoheshin në zyra të rëndësishme, deri në presidencë! Tek tashti është hapur rruga për arrestimin e tyne. Të vetmit spiunë të arrestuar në kohën sa kta kanë qenë në pushtet, janë do të dyshuar si spiunë të një shteti perëndimor mik!

Burimi: Bota Sot