Barcelona nis kontaktet për yllin që Milani e ka nxjerrë në shitje

0%

Barcelona ka ndërmarrë hapat e parë për një transferim të mundshëm të Christopher Nkunkus, ndërsa e ardhmja e sulmuesit francez te Milani po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Sipas L’Equipe , përfaqësuesit e Nkunkus kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar mundësinë e një transferimi.

Klubi katalanas po e konsideron francezin si një alternativë për repartin ofensiv. Megjithatë, paga e lartë e Nkunkus mund të përbëjë një pengesë serioze për marrëveshjen. Francezi përfiton më shumë se 6 milionë euro neto në sezon, shifër që Barcelona do të duhej ta menaxhonte përpara se të avanconte në negociata.

Ndërkohë, Nkunku raportohet se nuk është më pjesë e planeve të trajnerit të ri të Milanit, Ruben Amorim. Portugezi e la francezin jashtë skuadrës për ndeshjen miqësore ndaj Manchester United, duke shtuar dyshimet se “Rossonerët” synojnë ta shesin gjatë kësaj vere. 28-vjeçari iu bashkua Milanit nga Chelsea verën e kaluar për 37 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në sezonin e tij të parë në “San Siro”, ai realizoi tetë gola në 35 paraqitje. Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në vitin 2030. Nkunku është parë gjithashtu në aeroportin Linate, në një kohë kur spekulimet për të ardhmen e tij janë shtuar.

Milani raportohet se kërkon të paktën 29 milionë euro nga shitja e tij këtë verë, në mënyrë që të shmangë një humbje kapitale nga transferimi. Barcelona tashmë ka shfaqur interesimin e saj, por paga e francezit pritet të jetë një nga faktorët kryesorë që do të përcaktojë nëse kontaktet fillestare do të shndërrohen në një transferim konkret. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com