Nga prezantuese televizive te nusja e djalit – kush do ta marrë

0%

Në Uashington ka nisur gara për pasardhësin e Karoline Leavitt, e cila pritet të largohet në fund të muajit nga posti i Sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të mërkurën se Leavitt dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë familjes së saj të re.

Largimi i saj vjen më pak se tre muaj para zgjedhjeve të mesmandatit dhe mund të sjellë ndryshime në mënyrën se si administrata Trump do të komunikojë me publikun dhe mediat. Leavitt ishte shndërruar në një prej zyrtareve më të rëndësishme të komunikimit të presidentit, duke mbajtur një profil shumë aktiv përballë gazetarëve dhe duke fituar besimin e Trumpit.

Drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, e ka cilësuar atë si të pazëvendësueshme, shkruajnë mediat . Megjithatë, ende nuk ka një favorit të qartë për këtë detyrë. Disa burime pranë administratës thonë se Trump mund të presë deri pas zgjedhjeve të mesmandatit për të marrë një vendim, ndërsa është diskutuar edhe mundësia që posti të mbetet përkohësisht bosh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kampin republikan, megjithatë, ka zëra se pozicioni duhet plotësuar sa më shpejt, për shkak të rëndësisë së tij në prag të zgjedhjeve. Kush janë emrat që po përmenden? Scott Jennings Në qarqet e komunikimit dhe këshilltarëve të Trumpit kanë nisur të qarkullojnë rreth një duzinë emrash.

Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar këto raportime si spekulime dhe nuk ka konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre është realisht në shqyrtim. Një prej emrave është Scott Jennings, ish-zyrtar i administratës së George W. Bush dhe aktualisht komentator i CNN. Ai më herët ishte mbështetur nga Donald Trump Jr. për një rol të lartë komunikimi, por vetë Jennings nuk ka shfaqur interes publik për postin.

Përkundrazi, ai ka vlerësuar Leavittin si një nga sekretaret më të mira të shtypit të Shtëpisë së Bardhë në dekadat e fundit. Në listë është edhe Alina Habba, ish-avokate dhe këshilltare e Trumpit, e cila për një periudhë të shkurtër shërbeu si prokurore e përkohshme federale në New Jersey. Ajo konsiderohet një prej personave që gëzon besimin e presidentit.

Një tjetër kandidate e mundshme është Anna Kelly, zëvendëssekretarja kryesore e shtypit dhe numri dy i Leavittit. Kelly tashmë është ndër zyrtarët që përfaqësojnë Shtëpinë e Bardhë në media. Anna Kelly Edhe Tricia McLaughlin, e njohur për rolin e saj si zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe për mbrojtjen publike të politikave kufitare të Trumpit, përmendet si një mundësi.

Në mesin e emrave të tjerë është Elizabeth Pipko, ish-modele dhe zëdhënëse e Komitetit Kombëtar Republikan, e cila ka lidhje të afërta me familjen Trump. Sipas një burimi pranë presidentit, ajo ishte konsideruar për këtë post edhe para se Leavitt të merrte detyrën.

Elizabeth Pipko Monica Crowley, ish-analiste e Fox News dhe aktualisht shefe e protokollit të SHBA-së, është gjithashtu në mesin e emrave të përfolur. Ajo shoqëron shpesh presidentin në udhëtime dhe pret në Uashington liderët e huaj.

Një tjetër emër i përmendur është Roma Daravi, e cila ka punuar në zyrën e shtypit të Trumpit gjatë mandatit të tij të parë dhe aktualisht drejton komunikimin në Qendrën Kennedy. Në garë është përmendur edhe Lara Trump, nusja e presidentit dhe ish-kryetare e Komitetit Kombëtar Republikan gjatë fushatës së vitit 2024. Ajo aktualisht drejton një emision javor në Fox News.

Lara Trump Mes emrave të tjerë të përfolur janë Jason Miller, një prej komunikuesve të hershëm të Trumpit, ish-zëvendëssekretari kryesor i shtypit Harrison Fields dhe ish-prezantuesja e ESPN-së, Sage Steele, e cila është afruar me lëvizjen MAGA. Edhe tregjet e parashikimeve kanë nisur të bëjnë vlerësimet e tyre.

Kalshi Politics ka renditur në mesin e kandidatëve kryesorë Alina Habban, Anna Kellyn, Jason Millerin dhe Roma Daravin. Megjithatë, sfida për pasardhësin e Leavitt nuk do të jetë e zakonshme. Trump nuk është një president që mbështetet vetëm te sekretari i shtypit për komunikimin me mediat.

Ai shpesh u përgjigjet vetë gazetarëve, flet drejtpërdrejt me ta dhe mban kontakte përmes telefonatave e mesazheve. Kjo do të thotë se personi që do të marrë detyrën e Leavittit do të ketë një detyrë të veçantë: të menaxhojë komunikimin e një presidenti që shpesh është vetë zëdhënësi i tij më i fuqishëm.

Burimi: Telegrafi