Rita Ora po shijon disa ditë pushimi në Ibiza, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, dhe disa miqve. Këngëtarja 35-vjeçare u fotografua të martën, më 11 gusht, duke kaluar kohë në një jaht në brigjet e Ibizës, Spanjë, ku shijoi detin dhe temperaturat e larta të verës.
Rita tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në një bikini minimalist, duke vënë në pah format e saj trupore teksa po kalonte një ditë relaksi në det. Foto: Backgrid USA Gjatë qëndrimit në jaht, këngëtarja u pa edhe me syze zhytjeje, teksa u hodh në det për të eksploruar ujërat.
Ndërkohë, ajo dhe Taika, 50 vjeç, u fotografuan duke qëndruar së bashku mbi një gomone, ndërsa shijonin kohën në ujë. Rita Ora dhe regjisori fitues i çmimit Oscar, Taika Waititi, u raportua se u martuan në një ceremoni intime në Londër në gusht të vitit 2022. Çifti nuk e konfirmoi menjëherë martesën, ndërsa Rita e bëri publike lidhjen e tyre martesore disa muaj më vonë.
Foto: Backgrid USA Në janar të vitit 2023, gjatë një interviste në emisionin radiofonik “Heart Breakfast”, Rita konfirmoi se ishte zyrtarisht e martuar. “Po, jam e martuar. Zyrtarisht nuk jam më në treg. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta ruaja për vete”, ishte shprehur këngëtarja.
Që prej atëherë, dyshja është parë në disa raste së bashku, ndërsa vazhdojnë të mbajnë një pjesë të mirë të jetës së tyre private larg vëmendjes së publikut. Krahas muzikës, Rita Ora vazhdon të jetë aktive edhe në aktrim.
Foto: Backgrid USA Këngëtarja ka rikthyer rolin e saj si Mbretëresha e Zemrave në filmin e fundit të serisë “Descendants” , “Descendants: Wicked Wonderland” , i cili tashmë është i disponueshëm për t’u parë në platformën Disney+. Ndërkohë, pas një vere të ngarkuar me performanca muzikore, Rita po shijon disa ditë pushimi para angazhimeve të radhës.
