Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë, shtatë në Suharekë e dy në

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë ndaluar punimet në 9 gurthyes ilegalë, shtatë në Suharekë e dy Skenderaj. Sipas saj, Inspektorati i kësaj ministrie ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

“Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa”- ka shkruar Pacolli në Facebook më . Pacolli ka thënë se nuk do të ketë tolerim për subjektet që operojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe cenojnë mjedisin.

Burimi: Kallxo