Haxhiu fton liderët e partive politike në takim

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar të martën në takim liderët e partive politike, në orën . Takimi është thirrur për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.

“Në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, ju ftoj në një takim konsultativ lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe, rrjedhimisht, për formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në ftesën e Haxhiut dërguar liderëve të partive.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) bëri të ditur të enjten se nuk është e interesuar të qeverisë më së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), por se do ta votojë një figurë konsensuale për president. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk e dëshiron më as pozitën e presidentit dhe as atë të kryetarit të Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas këtij qëndrimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e LVV-së se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, e cila gëzon mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com