Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të

0%

Gjashtë kandidatë kanë kaluar procesin e verifikimit paraprak për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Kuvend, pas përfundimit të procesit të verifikimit paraprak të aplikacioneve, kandidatët që kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe ato të posaçme janë: Besnik Ismaili, Enver Gërguri, Kushtrim Brahimaj, Sami Sallahu, Taulant Bajrami, Xhedvet Zani.

Në dokument bëhet e ditur se kandidatët e lartpërmendur do të njoftohen me kohë për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës. Kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, brenda afatit prej 30 ditësh. DokumentI

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot