Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës , Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e kësaj mase ndaj Salit.
Paraburgimi ndaj Fehim Salit është caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe do të llogaritet nga dita e arrestimit të tij, më , deri më . Gjykata ka bërë të ditur se në këtë fazë të procedurës ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale për të cilën po zhvillohen hetimet dhe se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.
Sipas Gjykatës, gjatë marrjes së vendimit janë marrë parasysh rreziku i ikjes së të pandehurit, mundësia e ndikimit në dëshmitarë dhe në prova, si dhe rreziku i përsëritjes apo vazhdimit të veprës penale. Gjykata ka vlerësuar se masat më të buta nuk do të ishin të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Në vendim, sipas njoftimit, janë shqyrtuar edhe pretendimet e mbrojtjes dhe rrethanat personale të Fehim Salit, por Gjykata ka ardhur në përfundim se paraburgimi për periudhën fillestare prej një muaji është masë e domosdoshme dhe proporcionale. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Fehim Sali është arrestuar më në pikën kufitare të Merdarës nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.
