Trajneri i Dinamos, Ilir Daja foli për mediat pas kualifikimit të skuadrës në “play off” e Ligës së Konferencës. Ai u shpreh i lumtur për arritjet e tyre dhe të Egnatias, si dhe falenderoi tifozët për mbështetjen.
“E kam thënë edhe para turit të dytë që Egnatia dhe Dinamo kanë potencial, ndjehemi krenarë që jo vetëm që kemi shkuar në play off, por që kemi përmirësuar nivelin e kampionatit shqiptar në rang klubesh.
Këtë fitore dua tja dedikoj tifozëve të Dinamos që ishte një numër i konsiderueshëm në stadiumin “Elbasan Arena”, por jemi të lumtur që së bashku me Egnatian kemi gëzuar të gjithë shqiptarët që ndjekin ecurinë e klubeve në këto kompeticione europiane.
Asnjëherë nuk pritet një ndeshje 4-0 sepse Auda është një ekip me cilësi individuale dhe atje kishte bërë një gjysmëhapi me fitore minimale 1-0 por me atë lojë që djemtë bënë sakrifikuan në maksimum dhe e komanduan ndeshjen nga fillimi deri në fund, nuk e mendoja një rezultat kaq të thellë, por na dhënë një qetësi me personalitet dhe performancën e tyre”, deklaroi Daja për mediat pas ndeshjes.
