Maresca thyen heshtjen dhe zbulon nëse Man City do të dërgojë ofertën

0%

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka deklaruar se klubi anglez nuk pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, gjatë ditës së sotme, pasi “Blutë” kanë vendosur një afat të pashkruar për transferimin e tij.

Chelsea u ka bërë të ditur Manchester Cityt, si dhe çdo klubi tjetër të interesuar, se kanë kohë deri në orën të së premtes për të arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit 25-vjeçar.

Reprezentuesi argjentinas është i disponueshëm për shitje, por vetëm nëse paguhet shuma prej rreth 139 milionë eurosh, të cilën Chelsea ia ka vendosur si çmim pas dëshirës së vetë lojtarit për t’u larguar nga Stamford Bridge.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Xabi Alonso dëshiron që Fernandez të qëndrojë në skuadër dhe burime pranë Chelseat insistojnë se ai do të mbetet në klub nëse nuk realizohet ndonjë transferim deri në përfundimin e afatit. Maresca, ndërkohë, dëshiron të ribashkohet me Fernandez, pasi trajneri italian thuhet se po udhëheq përpjekjet e klubit të tij të ri për transferimin e mesfushorit.

Kur u pyet për situatën, Maresca shmangu komentet konkrete. “Keni kohë deri të premten”, Chelsea i vendos ultimatum Man Cityt për Enzo Fernandezin “Në këtë moment duhet t’ju jap të njëjtën përgjigje që nga dita e parë. Ai është lojtar i një klubi tjetër dhe nuk mendoj se është e drejtë të flasim për lojtarë të tjerë. Nuk do të them asgjë për lojtarët që nuk janë me ne”, deklaroi ai.

I pyetur drejtpërdrejt nëse Manchester City do të bëjë një ofertë para përfundimit të afatit, Maresca dha një përgjigje që ka ngjallur shumë vëmendje. Me një buzëqeshje, ai tha: “Jo sot, për të qenë i sinqertë. Nuk mendoj se do të bëjmë diçka sot”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi