KRU “Prishtina” ka njoftuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë rezulton i pijshëm dhe brenda parametrave të lejuar, pas analizave laboratorike. Lajmin e ka njoftuar KRU “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se ka pranuar rezultatet e analizave kimike të realizuara nga kompania.
Sipas rezultateve, uji nga rrjeti i ujësjellësit është brenda standardeve të lejuara dhe nuk paraqet rrezik për konsum. “As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin Nga verifikimet e kryera është konstatuar se kontaminimi i evidentuar më herët ka ardhur si pasojë e një problemi teknik në rrjetin e ujësjellësit.
Konkretisht, bëhet fjalë për defekte në gypa, të cilat mund të kenë mundësuar përzierjen e ujit të puseve me ujin e rrjetit. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se situata është verifikuar përmes analizave laboratorike dhe se rezultatet e fundit konfirmojnë përshtatshmërinë e ujit për konsum.
