Haziri i përgjigjet Kurtit: Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që

0%

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive. Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka kritikuar deklaratat e Kurtit, duke thënë se ato pasqyrojnë, sipas tij, një situatë kontraverse brenda LVV-së.

“Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’”, ka shkruar Haziri. Ai ka theksuar se LDK-ja është tërhequr nga procesi i bashkëpunimit, por se vazhdon ta mbajë qëndrimin për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri”, ka deklaruar Haziri. Nënkryetari i LDK-së ka paralajmëruar se largimi i partisë së tij nga bashkëpunimi do të ketë pasoja politike. “Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo”, ka shkruar ai. Haziri ka përfunduar duke thënë se LDK-ja “ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com