Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, thotë se klubi “dëshiron dhe duhet” të bëjë më shumë transferime para se merkato të mbyllet më 1 shtator. Klubi ka nënshkruar me Andrey Santos dhe Youri Tielemans për një shumë të kombinuar prej 85 milionë eurosh, ndërsa ka siguruar portierin Karl Darloë si transferim i lirë nga Leeds.
Tynan Thompson, Kit Margetson dhe Cristian Orozco kanë mbërritur gjithashtu, por nuk pritet që ata të bëjnë menjëherë bujë në skuadrën e parë. Unajtid hyri në merkaton e kësaj vere duke i dhënë përparësi mesfushës pas largimit të Casemiro, si dhe duke sjellë një zëvendësues për Senne Lammens, të sapoemëruarin numër 1. “Jemi të kënaqur me lojtarët që kemi sjellë. E kemi përmirësuar grupin.
E kemi përmirësuar skuadrën në mënyra të ndryshme. Ekuilibër, cilësi dhe drejtim në të cilin duam të shkojmë. Kemi bërë biznes vërtet të mirë dhe kemi disa lojtarë të nivelit të lartë. Pra, jemi të kënaqur me këtë. Gjithmonë duam të përmirësohemi”, tha Carrick. Më tej, ai shtoi: “Duam më shumë, na duhet më shumë. Vazhdojmë të presim me padurim se si mund ta bëjmë këtë.
Kjo nuk ndalet kurrë. Jemi të vetëdijshëm për këtë dhe duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara.” Klubi ka mirëpritur përsëri Marcus Rashford, i cili është riintegruar në skuadrën e Carrick për parasezonin.
