Amorim i komunikon Kardinales vendimin për Rafael Leaon

0%

Rafael Leao nuk është i paprekshëm dhe nëse është e mundur, duhet të shitet. Kjo është ajo që Ruben Amorim i ka komunikuar presidentit të Milanit, Xherri Kardinale, në takimin që ata dy kishin dhe në të cilin diskutuan strategjitë e merkatos. Trajneri ka punuar disa javë me Leaon, por në fund ka arritur në konkluzionin që kuqezinjtë mund të bëjnë edhe pa të.

Ndaj ai i ka komunikuar Kardinales se nuk është problem nëse anësori i sulmit portugez do të largohet. Sipas “Sky Sport”, kjo ka vënë menjëherë në lëvizje Milanin që ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit duke i komunikuar atyre vendimin e fundit.

Njëkohësisht, për të bërë të mundur largimin e Leaos, janë ulur edhe pretendimet ekonomike që kanë kuqezinjtë për shitjen e tij, duke pranuar tashmë edhe oferta nën 50 milionë euro, shifër që ishte vendosur më parë si “dysheme” për çdo diskutim

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot