Bashkimi nga Kumanova ende është pa pikë të fituar në sezonin e ri të Ligës së Parë të Maqedonisë, pasi pësoi dy humbje të rënda në dy xhirot e para. Me 11 gola të pranuar dhe asnjë të shënuar, skuadra nga Kumanova pati një start të keq, por në ekip besojnë se me ndryshimin e stafit profesional dhe ardhjen e trajnerit të ri, Shaban Sulejmani, gjërat do të shkojnë në drejtim pozitiv.
Rivali i radhës i kumanovarëve është skuadra e Arsimit, sot nga ora , e cila gjithashtu është pa pikë pas dy xhirove të para, me gol-diferencë prej 9 golash të pranuar dhe një të shënuar. Para kësaj përballjeje, futbollisti Hebib Saiti ka theksuar se pret ditë më të mira për ekipin e tij në vazhdim të kampionatit.
“Ndeshjet kundër Arsimit gjithmonë kanë një atmosferë vëllazërore, por në fushë të dyja skuadrat japin maksimumin. Do të bëjmë gjithçka për t’i fituar të tri pikët ose, së paku, të kthehemi nga Gostivari me të paktën një pikë”, deklaroi Saiti. Ndryshe, këto dy skuadra deri më tani kanë zhvilluar gjithsej 11 përballje direkte.
Në to, skuadra vendase e Arsimit ka triumfuar në 5 ndeshje, Bashkimi ka regjistruar 3 fitore, ndërsa 3 takime kanë përfunduar pa fitues. Ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Bashkimit do të zhvillohet sot, më 14 gusht, në stadiumin e Gostivarit, duke filluar nga ora ..
